Telegrafi

Fansat të zhgënjyer me nominimin e “Emily in Paris” në “Golden Globes 2021”

“Emily in Paris” e Netflix është nominuar për një “Golden Globe” për serialin më të mirë komedi”, me aktoren kryesore Lily Collins gjithashtu e nominuar për ‘aktoren më të mirë’.

Shfaqja është përballë disa pretendentëve të fortë të cilët janë The Great, The Flight Attendant, Schitt’s Creek dhe Ted Lasso.

Vitin e kaluar, Fleabag fitoi këtë kategori.

Foto: Netflix

Collins theksoi se ishte ‘e lumtur’ dhe ‘mirënjohëse’ për dy nominimet.

Por në të njëjtën platformë, njerëzit reaguan menjëherë duke thënë se shfaqje të tjera si “I May Destroy You, “Insecure”, “Lupin” janë lënë jashtë padrejtësisht.

Në fakt, “Emily in Paris” është bërë trend tanimë edhe në Twitter.

“Janë publikuar nominimet e Golden Globes dhe janë zhgënjyese. Asnjë nominim për “I May Destroy You” ose Michaela Coel. Asnjë nominim për Jonathan Majors dhe Jurne Smollett, asnjë nominim për Uzo Aduba, por Emily in Paris është nominuar për ‘serinë më të mirë televizive’, shkroi revista Affinity në një postim të bërë në rrjete sociale.

“Hahahahahah, #EmilyinParis është nominuar për komedinë më të mirë në Golden Globes”, ka shkruar një përdorues i Twitter.

“#EmilyinParis u nominua në Golden Globes?”, vazhdoi e habitur një tjetër ndjekëse.

Foto: Twitter

“Golden Globes 2021” në anën tjetër duhet theksuar se do të mbahen më 28 shkurt. /Telegrafi/