Telegrafi

Fansat të zhgënjyer me figurën prej dylli të protagonistes nga “Game of Thrones”

(Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Muzeu kombëtar i figurave të dyllit në Dublin e ka shfaqur skulpturën e Daenerys Targaryen (që e luan Emilia Clarke), protagonistes së njohur nga seriali “Game of Thrones”.

Por, me rastin e publikimit të fotografisë së figurës prej dylli të karakterit fiktiv, fansat janë shprehur të zhgënjyer.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet kritikuese nga fansat e pakënaqur, të cilët e kanë krahasuar atë me futbollistin David Beckham apo me karakterin Legolas nga “Lord of the Rings” (që e ka luajtur Orlando Bloom).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Game of Thrones

Pakënaqësinë për figurat prej dylli fansat e kanë shprehur edhe në të kaluarën për të admiruarit e tyre, si Michael Jackson e Diego Maradona.

Aktorja Emilia Clarke akoma nuk është prononcuar në lidhje me figurën prej dylli të karakterit të saj në hit-serialin televiziv. /Telegrafi/