Site icon Telegrafi

Fansat të shqetësuar për pamjen e aktores së famshme: Duket e çorientuar dhe me një gërvishtje në krah

Taryn Manning, e cila njihet për rolet e saj në “Orange Is The New Black” dhe “Crossroads”, dukej larg nga vetja e saj magjepsëse në tapetin e kuq.

Së fundmi ajo ka shkaktuar shqetësim te fansat me pamjen e çrregullt me një gërvishtje në krah. Ajo ishte shumë larg shkëlqimit të saj në tapetin e kuq, duke u shfaqur e çorientuar dhe me një gërvishtje të dukshme në krah.

Dhe nuk është hera e parë që aktorja hollivudiane shkakton shqetësim te publiku, pasi më parë ka tronditur fansat me sharje të shumta dhe postime të çuditshme në Instagram.

Taryn Manning

Në vitin 2023, Taryn u pa duke u endur nëpër Palm Springs me të brendshme ndërsa mbante qenin e saj.

Taryn luajti në filmin “Crossroads” me Britney Spears (43 vjeçare) dhe aktoren Zoe Saldana (46 vjeçare).

Taryn Manning

Në filmin në të cilin e pamë kur ishte 23 vjeçare, ajo fitoi zemrat e publikut në rolin e një vajze rebele.

Në të njëjtin vit, ajo shkëlqeu edhe në filmin “8 Mile” me Eminem (52 vjeçar). /Telegrafi/

Taryn Manning

 

Taryn Manning
Exit mobile version