Telegrafi

Fansat pretendojnë se kanë gjetur dëshmi se lufta mes Jake Paul e Tyron Woodley ishte e kurdisur

Fansat në mediat sociale pretendojnë se kanë shumë prova se fitorja me nokaut e Jake Paul ndaj Tyron Woodley ishte e kurdisur.

Youtuberi e thelloi rekordin e tij të boksit profesionist në 5-0 me nokautin brutal në raundin e gjashtë ndaj ish-kampionit të UFC-së në revanshin e tyre të shtunën.

24-vjeçari i shndërruar në boksier lëshoi një të djathtë të fuqishme për t’i dhënë fund luftës në Tampa, Florida.

Lexo po ashtu Mësohen milionat që fituan Jake Paul dhe Tyron Woodley nga përballja e tyre

Megjithatë, disa fansa në rrjetet sociale e kanë cilësuar nokautin si të organizuar.

Paul u akuzua fillimisht për ‘përdredhjen e dorës’ si një të ashtuquajtur ‘sinjal’ për të shkaktuar fitoren me nokaut, ndërsa Woodley u akuzua gjithashtu për lëshimin e duarve përpara goditjes.

Një përdorues i TikTok-ut tani pretendon se ka pikasur një tjetër ‘sinjal’ mes dyshes, duke i akuzuar ata se po tundnin kokën me njëri-tjetrin disa momente para nokautit.

Megjithatë, një kënd i ri i nokautit duket se tregon goditjen e Paulit që lidhet me forcë të plotë – pretendime që bien në ujë se lufta ishte e manipuluar. /Telegrafi/