Victoria Beckham, 47 vjeç, ndau një fotografi të saj por reagimi nuk ishte ai që priste, me shumë që e krahasuan pamjen e saj me atë të kukullës tmerruese “Annabelle.”
“Një nga pamjet e mia të preferuara në New York tani është në dispozicion në victoriabeckham.com dhe në dyqanin tonë Dover Street! David Beckham e do atë shumë”, e mbishkroi ajo postimin, duke edituar burrin e saj duke i thënë “ooh la la” nga pas.
Sidoqoftë, më shumë njerëz thanë “AHHH!” sesa “ooh” për stilin, i cili përmban një jakë të kuqe të lëvizshme, fustan të bardhë dhe një rrip lëkure të zi që ishte i vendosur vetëm në gjysmën e belit.
“Në fillim, mendova se ishte kukulla Annabelle”, komentoi një fans, duke e krahasuar stilin me fustanin me mëngë të fryra të veshur nga karakteri titullar i filmit horror. “A je ti Annabelle???” pyeti një tjetër, ndërsa një i tretë shkroi: “Është si një Annabelle e modës së lartë”.
Beckham e shoqëroi fustanin me një maskë të zezë të fytyrës, syze dielli dhe një çantë të vogël Hermes.
Ajo i shtoi një ngjyrë të madhe pamjes duke e kompletuar me taka me ngjyrë të kaltër. /Telegrafi/