Këngëtari i hitit “All of Me”, John Legend, po kalon kohë të mira me familjen e tij.
Vajza e tij me partneren Chrissy Teigen ka mbushur gjashtë muaj. Ata e kanë dërguar Lunan në park për herë të parë, transmeton People.
Teigen ka postuar në Instagramin e saj një video, në mbishkrimin e të cilës ka thënë se këta muaj ishin sa të mirë, po aq edhe të lodhshëm dhe pa gjumë.
Legend, nga ana e tij, ka postuar një fotografi të vajzës me bashkëshorten e tij me një përshkrim të thjeshtë “Gjashtë muaj”. /KP/Telegrafi/