Site icon Telegrafi

Fansat nuk mund ta besojnë se aktori Ernie Hudson është 78 vjeç

Adhuruesit e aktorit Ernie Hudson nuk po e besojnë se ai është 78 vjeç.

Aktori i filmit Ghostbusters (film i vitit 1984) mori vëmendjen tek promovimi i filmit të ri Ghostbusters: Frozen Empire, ku pozoi së bashku me kolegët e tij aktorë, shkruan People.

Përveç kësaj, të martën një përdorues i X, publikoi një fotografi të aktorit Hudson me një përshkrim që preki pikërisht paraqitjen e tij rinore.

Foto: Ernie Hudson / People

“Ai është 78 vjeç??”, pyeti përdoruesi me habi.

Postimi, i parë mbi 4 milionë herë nga përdoruesit, nisi një sërë reagimesh të tjera të ngjashme nga fansat.

“Absolutisht, joreale”, komentoi një një përdorues, duke rishpërndarë postimin origjinal.

“E konfirmuar. Ai është 78 vjeç. Nuk mund ta shpjegoj as unë”, shkroi producenti dhe themeluesi i Black List, Franklin Leonard.

Duke qenë se aktori është pothuajse 80 vjeç, dikush madje theksoi se do të ishte ëndërr që secili të plakej sikurse ylli i Ghostbusters.

Exit mobile version