Telegrafi

Fansat nuk mund ta besojnë – Kylie Jenner pajtohet pas pesë vjetësh me shoqen e saj Jordyn Woods, pas skandalit me të dashurin e Khloe Kardashian

Kylie Jenner siç duket është pajtuar me modelen Jordyn Woods sipas një videoje të publikuar në TikTok ku ishte e pranishme edhe shoqja tjetër e saj e ngushtë, Stassie Karanikolaou.

Videoja u publikua nga vetë Jenner në llogarinë e saj zyrtare, derisa fansat janë shokuar me të parë pajtimin e tyre, shkruan Page Six.

Ato shfaqeshin të përqafuara me njëra-tjetrën, derisa në sfond luhej audioja e famshme e Kim Kardashian: “A ju kemi munguar”.

@kyliejenner♬ original sound – nickharris

Videoja që publikoi Kylie bashkë me modelen Woods vjen pesë vjetëve kur relacioni i tyre ishte përçarë.

Kjo pasi Jordyn kishte puthur partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, kur çifti kishte disa krisje në relacionin e tyre.

“Kjo është çmenduri”, shkroi një përdorues në TikTok, me të parë pajtimin e tyre. “Jordyn dhe Kylie, o Zot!”, ishte një koment tjetër. /Telegrafi/