Telegrafi

Fansat nuk e shohin – por në stadiumin “Santiago Bernabeu” vazhdon puna në ditët kur nuk ka ndeshje

Fansat nuk janë në gjendje për të parë se çfarë ka fshehur nën stadiumin “Santiago Bernabeu” të Real Madridit, edhe pse ndeshjet po zhvillohen aty, ani pse në nivelin e ulët është ende duke u punuar, ka vinça dhe materiale ndërtimi.

Në atë hapësirë ​​nëntokësore, ndërtuesit po punojnë për ndryshimin e pamjes, sidomos për një pjesë ku do të ruhet bari i fushës, kur të ketë llojet të tjera të ngjarjeve që zhvillohen në Bernabeu.

Kthimi i tifozëve në tribuna i pengoi ndërtuesit të përfundonin të gjithë punën që kishin planifikuar të bënin, dhe në ditët kur Real Madrid nuk po luan, zona nëntokësore kthehet përsëri në një kantier ndërtimi.

Real Madridi ka ndarë imazhe kësaj pjese të “Santiago Bernabeu”, ku sistemet e ndriçimit dhe ujitjes janë instaluar për të ruajtur fushën që mund të tërheqet në rast nevoje.

Rreth 40 njerëz punojnë çdo ditë në ndërrime tetë orë, pasi ky sistem duhet të jetë gati deri në qershor.

Fusha dhe kulmi i ri do t’i lejojë Real Madridit të shfrytëzojë financiarisht stadiumin për 365 ditë në vit, ku mund të organizohen koncerte, ngjarje tjera sportive dhe kongrese në fushë, kur ekipi i futbollit nuk po luan ndeshje.

Los Blancos po mendojnë gjithashtu për mundësinë e transformimit të stadiumit të tyre në një fushë basketbolli, kur ekipi i tyre të luajë mesjavave ndeshjet e EuroLeagues. /Telegrafi/