Site icon Telegrafi

Fansat menduan se është pjesë e performancës dhe e duartrokiten: Marilyn Manson pëson kolaps, ndërpritet koncerti

Marilyn Manson pësoi një kolaps dhe u rrëzua në një koncert në Houston të Shteteve të Bashkuara.

Performanca është ndërprerë menjëherë, këngëtari është dërguar me urgjencë në spital dhe tashmë gjendet në shtëpi nën kujdes intensiv.

Muzikanti pak para alivanosjes, shkruan “The Guardian”, u ankua për temperatura të larta dhe ethe, por vendosi të vazhdonte të këndonte.

Para koncertit, ai nuk pranoi të bënte fotografi me fansat sepse nuk dëshironte ta shihnin se si ishte i sëmurë.

“Houston Press” shkruan se për shkak të kësaj, fotografët janë larguar nga salla “Woodlands Pavilion”.

Në fillim të koncertit, ai u mbaj për trekëmbëshin e mikrofonit dhe duke interpretuar këngën “Sweat Dreams”, ra në dysheme.

Lexo po ashtu Marylin Mansonit i bie sipër skela metalike gjatë koncertit në New York (Foto/Video)

Tifozët mendonin se rënia ishte një pjesë e shfaqjes, por së shpejti kuptuan se këngëtari kishte pësuar kolaps dhe u anulua koncerti.

Askush nuk ka dhënë shpjegime më tej se çfarë ka ndodhur dhe nëse koncerti do të mbahet në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version