Site icon Telegrafi

Fansat komentojnë rojën e pashëm të Beyonce, i cili mori vëmendje me një nga paraqitjet e fundit

Ajo mund të emocionojë mijëra fansa në turneun e saj botëror “Renaissance”, por është roja i Beyonce, James, ai i cili këtë kohë po merr më shumë vëmendje.

Roja i sigurisë së Beyonce ka rënë në sy të fansave, teksa qëndronte në ballë të skenës gjatë performancës së këngëtares së famshme, videoja e të cilit është bërë virale.

Në një video, James shihet duke buzëqeshur, ndërkohë që ikona e popit kishte vënë fansat në vështirësi.

Foto: Instagram

Fansat kanë ndarë menjëherë vlerësimet e tyre për rojën, duke shtuar: “Ai është shumë i mirë”.

“O Zot, sa i pashëm”, shtoi një tjetër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

“Shpresoj që dikush ta gjejë rojën e sigurisë”, theksoi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

Foto: Instagram

Ndjekësit në rrjete sociale kanë qenë të zëshëm duke bërë kërkime me të, ndërkaq që me një hulumtim kuptuan se është një sportist i quajtur, James Palaza.

Qartë krenar për punën e tij, James ka shpërndarë gjithashtu video të shumta të tij duke konkurruar nëpër kompeticione të ndryshme.

Foto: TikTok

Megjithatë, ai ka marrë një vit pushim nga garat pasi aktualisht është në turne me krijuesen e “Halo”.

Beyonce po vazhdon akoma me turneun e saj që pritet të përfundojë në fund të shtatorit. /Telegrafi/

Exit mobile version