Site icon Telegrafi

Fansat i kërkojnë Madonnas kthimin e parave të biletës të koncertit!

Madonna ka zemëruar fansat e saj në qytetin australian të Brisbanes pasi që shkoi me vonesë prej dyorësh në koncertin, ku do të performonte ylli i pop muzikës.

Performanca e mbretëreshës së pop muzikës në qytetin australian ishte planifikuar të fillonte në ora 21:00 sipas kohës lokale, por ajo ka filluar në ora 23:22, përkatësisht me dy orë vonesë.

Qindra fansa dolën të zemëruar nga palestra sportive dhe kanë kërkuar që paratë blerjes së biletës t’iu kthehen, transmeton Telegrafi.

Koncerti u ndoq nga 13.500 vizitorë ndërsa Madonnas i ka mjaftuar një falënderim për durimin që kanë treguar fansat e saj, duke vënë në dukje se është dashur të vije më herët.

“Ne kemi filluar me vonesë, e cila rrallë ndodh. Më është dashur të rregullohem para se të dal para jush. Kjo ka bërë që të vonohem”, tha Madonna duke u përpjekur që të arsyetohet.

Ky është koncert i dytë i Madonnas në Brisbane, ndërsa ditë më parë performoi në Sydney të Australisë. /Telegrafi/

Exit mobile version