Site icon Telegrafi

Fansat janë të habitur nga mosha e William Shatner: “Nuk ka mundësi të ketë kaq shumë”

Së fundmi ka pasur një debat në Reddit për moshën e William Shatner.

Fansat kanë parë disa nga fotot e tij të fundit dhe kanë shkruar se nuk mund ta besojnë se sa vjeç është aktori.

“Mund të jem duke e ekzagjeruar, por William Shatner duket shumë më i ri dhe më entuziast se shumica e aktorëve të kohës së tij”. “Ai duket shumë më i ri se shumica e njerëzve të moshës së tij”, “Ai kishte një punë stresuese, por ende duket shumë më i ri se mosha që ka”, ishin disa prej komenteve.

“Duket se ai është 60, maksimumi 70”, shtoi një fans. “Po, nëse jemi të sinqertë, njeriu duket sikur është në të 60-at”, shtoi një tjetër përdorues i Reddit.

Por sa është mosha e aktorit ikonik?

William Shatner mbushi 93 vjeç në mars dhe fansat nuk po mund ta besojnë se kjo është mosha reale e tij.

Ai u bë i famshëm për rolin e James Kirk, personazhi që portretizonte kapitenin e USS Enterprise në serialin televiziv fantastiko-shkencor Star Trek. Si dhe për të njëjtin rol në shtatë filma të tjerë të Star Trek.

Shatner ka shkruar disa libra për përvojat e tij në rolin James Kirk dhe fenomenin Star Trek. Ai gjithashtu punon si producent dhe muzikant.

Exit mobile version