“Bomba e tymit” u lëshua në një koncert të Lil Pump, me ç’rast katër persona u plagosën, dhe më pas të gjithë pjesëmarrësit në koncert janë evakuuar.
Fansat e reperit 18-vjeçar u detyruan të largoheshin nga qyteti Rock Rock i Nottingham-it pas incidentit të mbrëmshëm në orën 21:30, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, shihen pamje se si fansat nxitojnë drejt daljes në momentin që brenda koncertit u shkaktua kaos.
Disa përdorën rrobat e tyre për të mbrojtur gojën dhe hundët në një përpjekje për të bllokuar tymin.
Lil Pump, i cili ka bashkëpunuar edhe me Kanye West në këngën “I love it”, e përfundoi përshëndetjen e tij pasi hipi mbi autobus jashtë koncertit.
Katër vetë kanë pësuar lëndime të lehta dhe policia mori pjesë në vendin e ngjarjes rreth orës 21:30.
Policia e Nottinghamshire tha për The Sun se kaosi u shkaktua nga ‘bombat e tymit’.
Ekipet e zjarrit dhe paramedikët zbritën në vendngjarje pasi pjesëmarrësit shprehën në Twitter alarmin e tyre për këtë incident. /Telegrafi/