Site icon Telegrafi

Fansat edituan këngën e re të Dafina Zeqirit në një klip ku përfshihen Ledri Vula dhe Sara Hoxha, kjo e fundit e quan super marketing

Reperi i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha janë prej çifteve më të komentuara dhe më të dashur për publikun.

Ndonëse fama e Sarës erdhi pas lidhjes me reperin e suksesshëm, ajo tashmë numëron mbi 400 mijë ndjekës në Instagram dhe merr vëmendje me secilin postim që bën.

Teksa sot (e mërkurë) Sara ka bërë një pyetësor me ndjekësit ku iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga jeta private teksa nuk ka munguar edhe një e tillë në lidhje me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Dafina kohë më parë ka publikuar një pjesë të shkurtër të një kënge të re ende të papublikuar në të cilin flet për një dashuri të kaluar dhe ndarjen.

Kënga u bë virale në TikTok nga fansat dhe faqe të ndryshme kombinuan një klip ku përfshihej vet këngëtarja bashkë me Ledrin, me të cilin vite më parë ishte në lidhje dashurie dhe tashmë partnerja e tij dhe nëna a vajzës së tij, Sara.

@shqipnostalgia She be giving hints.. #DafinaZeqiri #LedriVula #Fyp #ForYouPage #Viral #Albania #Kosova #Trend #Love #BreakUp ♬ original sound – Dafina Zeqiri

“Çfarë mendon për editimet që janë bërë në TikTok këngën e re të Dafinës për ty dhe Ledrin”, ka pyetur një ndjekës.

Lexo po ashtu Ledri tregon nëse Sara e xhelozon për koleget: Kur më ka lënë të bëj këngë me Dafinën për tjerat nuk bëhet 

Ndërsa, Sara u përgjigje duke thënë se është një ide e mrekullueshme për marketing të këngës.

“Super ide marketing kushdo që e ka bërë, i lumtë, vërtetë e mendoj”, ka shkruar Sara në përgjigjen e tij.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ndërkohë, së fundmi Ledri ishte i ftuar në emisionin e vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj “Më lër të flas”, ku edhe u shpreh se Sara nuk është xheloze ndaj kolegeve të tij.

“Kur Sara më ka lënë të bëj këngë me Dafinën për të tjerat nuk bëhet xheloze”, u shpreh Ledri. /Telegrafi/

Exit mobile version