Dhjetra fansa adhurues të saj u mblodhën natën e së shtunës për një vigjilje në nder të Naya Rivera, yllit të “Glee” e cila u mbyt para një muaji në mënyrë tragjike në Liqenin Piru.
Ngjarja e organizuar nga fansat e saj në Twitter ‘N Naya Army’ u mbajt në një pamje mbi liqenin Piru jashtë Los Angeles, e cila ishte zbukuruar me fotografi të aktores 33-vjeçare dhe qindra kujtimeve të vogla.
Ajo u ofroi fansave një shans për të thënë lamtumirën e fundit, duke shpërndarë histori se si ajo ndikoi në jetën e tyre.
Shumë nga ta vlerësuan rolin e Rivera si Santana Lopez në ‘Glee’, duke thënë se portretizimi i saj i karakterit lezbike i frymëzoi ata në jetë.
“Pa Glee, betohem se nuk do të isha këtu. Nuk do të isha gjallë”, ka thënë një fans.
“Pasi i pashë në televizion, unë isha si është në rregull të jesh ndryshe”, shtoi një tjetër.
Vigjilja mblodhi fansat nga e gjithë SH.B.A., me disa njerëz duke udhëtuar nga Oregon dhe Indiana për të bërë respektin e tyre.
Të pranishmit praktikonin distancën sociale ndërsa rreshtoheshin dhe prisnin mundësinë e tyre për të marrë mikrofonin në një pjesë të rrethuar me lule, qirinj dhe kryqe.
Megjithë rrethanat tragjike, fansat e nderuan Riverën duke vallëzuar me disa nga këngët e preferuara të saj.
Liset Ortiz, e cila organizoi ngjarjen, tha: “Është jashtëzakonisht trishtuese por ne kemi dashur të festojmë jetën dhe talentin e saj”.
“Ne dëshirojmë të shfaqim se sa shumë dashuri ka për të”, shtoi ajo.
Vigjilja u mbajt pak më shumë se një javë pasi Rivera u varros më 24 korrik në varrezat e famshme të ‘Forest Lawn Memorial Park’.
Sipas autoriteteve, momentet e fundit të Riveras kaluan duke e shpëtuar djalin e saj.
Policia tha se Naya ‘kishte energji të mjaftueshme për ta rikthyer djalin e saj në varkë, por jo aq sa të shpëtonte veten’. /Telegrafi/