Fansat e aktores së ndjerë, Naya Rivera, janë duke planifikuar të bëjnë homazhe gjatë muajit tjetër në vendin ku ajo ndërroi jetë.
Naya për ditë të tëra ishte shpallur e humbur, deri ku u konfirmua gjetja e trupit të saj në liqenin Piru, në Kaliforni, shkruan Daily Mail.
Kjo është bërë përmes një profili në rrjetin social Twitter, që mban emrin “The Naya River Army”, ku për nderë të saj janë organizuar që të dielën të mblidhen afër liqenit.
“Është pak e vështirë për personat të cilët udhëtojnë, merrni pak kohë të lirë nga puna dhe ejani. Në ora pesë është paksa nxehtë, por nuk do të thotë që nuk mund të shkojmë atje. Shpresoj që shumë nga ju të vini”, është shkruar në postim.
Homazhet do të zhvillohen në më pak se një muaj, pasi ylli i Glee ndërroi jetë në moshën 33 vjeçare.
Ndërkaq, në raportin e Mjekut Ligjor thuhet se nuk ka të dhëna për abuzim me substanca dhe se droga apo alkooli nuk kanë pasur ndonjë rol në vdekjen e saj, si edhe nuk ka shenja të lëndimeve traumatike apo gjendjeve të tjera shëndetësore.
Kështu, shkaku i vdekjes është mbytja në ujë, ndërsa mënyra e vdekjes është cilësuar aksidentale. /Telegrafi/