Telegrafi

Fansat e Marseille nuk e dëshirojnë Evran në klub, francezi ua kthen me të mirë – Merr përkrahje nga Alves (Foto)

Patrice Evra po kalon në një kohë mjaft të vështirë te Olympique Marseille.

Para ndeshjes në Ligën e Evropës ndaj Vitoria Guimaraes, pas një incidenti në fushë francezi godi një tifoz dhe normalisht që kjo nuk kaloi pa u komentua.

Lexo po ashtu Marseille reagon ashpër pas goditjes që Evra i dha tifozit: Klubi dënon fyerjet e tifozëve ndaj lojtarëve (Foto/Video)

Së pari ai u suspendua nga klubi për një kohë të pacaktuar, por tani ish-ylli i Manchester Unitedit nuk është i mirëpritur nga tifozët e Marseilles.

Këtë të fundit i kushtuan edhe një banderolë atij në ndeshjen ndaj Ceaen.

“Mendove se ishte më i madh se klubi dhe tifozët. Nuk të duam në skuadër”, shkruante në banderolë, e cila në fund kishte edhe një sharje drejt lojtarit.

Por, 36-vjeçari nuk ia ka kthyer me gjuhë të ashpër, nëpërmjet një postimit në Instagram ai ka falënderuar të gjithë ata që i përkrahin:

“Rezultat i mirë sonte, bravo djema. Jam krenar me ju, faleminderit të gjithë fansave të vërtetë. Po marrë përkrahje të madhe nga ata”.

Në gjithë këtë nuk mungoi edhe një koment nga Dani Alves: “Je më i miri vëlla, përgjithmonë”. /Telegrafi/