Telegrafi

Fansat e Liverpoolit në festë pas driblimit fantastik të Firminos ndaj Sterlingut (Video)

Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0 ndaj Manchester Cityt.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Georginio Wijnaldum në minutën e tetë pas një harkimi në zonë nga Adam Lallana.

Por, në minutën e dytë anësori i Reds, Roberto Firmino, i gëzoi tifozët e Liverpoolit edhe një herë, por tashmë jo duke shënuar gol.

Braziliani e dribloi bukur Raheem Sterlingun gjatë minutës së 22-të.

Vlen të theksohet se Sterling është një nga lojtarët më të urryer nga tifozët e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, pasi kalimi i tij te City kishte kaluar ne mes shumë polemikash. /Telegrafi/