Telegrafi

Fansat e “House of the Dragon” kanë mbetur ‘të neveritur’ nga skenat e nxehta ‘e panevojshme’

Fansat e “House of the Dragon” nuk janë të kënaqur me një skenë seksi ‘mosrespektuese’ në episodin e fundit të serialit.

Seriali u rikthye në ekranet tona televizive më 16 qershor dhe deri më tani, i ka lënë shikuesit në një përzierje emocionesh.

Por tani, episodi më i fundit i HOTD i ka lënë fansat me një shije të keqe.

Foto: Screenshot

Në episodin e pestë të sezonit të dytë të “House of the Dragon”, Daemon ëndërron për një grua me flokë të argjendtë duke ofruar komplimente të panumërta ndërsa ata janë duke bërë seks.

Gruaja misterioze më pas i thotë Daemonit se sa më i mirë është ai se vëllai i tij më i madh, ndërsa ata po bëjnë dashuri dhe këmbëngul se ai duhet të jetë mbret.

Skena është shkurtuar papritur, megjithatë, pasi pamja e gjakut zbulon se Daemon kishte fantazuar për nënën e tij të ndjerë, Alyssa Targaryen.

Në X, një shikues shkroi: “Alyssa Targaryen meriton të portretizohet në një mënyrë që përfaqëson forcën dhe aftësinë e saj”.

Një i dytë shtoi: “Kjo ishte kaq mungesë respekti për Alyssa”.

Ndërkohë, një i tretë shkroi: “Nuk mund të besoj se na treguan Alyssa Targaryen. Por në mënyrën e neveritshme”. /Telegrafi/