Fansat e Harry Potterit kanë publikuar filmin e parë jokomercial në lidhje me magjistarin, me titull “Voldemort: Origins of the Heir”.
Nuk është fjala për ndonjë vazhdim të shkruar nga J. K. Rowling, por është vepra e dy italianëve, Gianmaria Pezzato dhe Stefano Prestia.
Disa regjisorë ambiciozë, në krye me dy të përmendurit, që janë fansa të mëdhenj të Harry Potter, kanë themeluar kompaninë Tryangle Films, e cila në vitin e kaluar nisi fushatën për financimin e filmit.
Projektin fillimisht e mori Warner Bros, mirëpo pas bisedimeve, këta fansa morën leje për xhirim dhe arritën t’i grumbullonin mjetet e nevojshme për xhirimin e filmit.
Në njoftimin e videos në YouTube sqarohet se filmi nuk ka të bëjë me Warner Bros apo J. K. Rowling.
Ngjarja bazohet në kërkimet e nxënësve për aktivitet e dyshimta të personazhit negativ, Tom Riddle.
Rolet kryesore i luajnë: Stefano Rossi, Davide Ellena, Andrea Baglio, Andrea Deanesi, Aurora Moroni, Maddalena Orcali, Andrea Bonfanti, Gelsomina Bassetti e Alessio Dalla Costa.
Shumëkush ka pritur që “Voldemort: Origins of the Heir” të jetë një film amator, mirëpo e kanë ndërruar opinionin pasi i kanë shikuar minutat e para.
I gjithë filmi është publikuar në YouTube dhe për më pak se 48 orë është shikuar mbi 4.2 milionë herë. Filmi nuk do të jepet nëpër kinema. /Telegrafi/