Këngëtarja e njohur Halsey ka ndezur rrjetin me një seri imazhesh provokuese dhe videoklipin e saj më të fundit, “Safeword”.
Duke ndarë në Instagram disa fotografi ku shfaqet me të brendshme të zeza dhe një pamje të çrregullt, ajo ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, disa prej të cilëve e quajtën “të çmendur” për këtë paraqitje të guximshme.
Klipi i ri i Halsey eksploron tema të forta dhe skena të guximshme me ndikime BDSM, ku ajo shfaqet e lidhur, e përmbajtur me litar dhe e veshur me lëkurë, ndërsa skenat alternojnë mes sensualitetit dhe artit të errët vizual.
Fansat e saj kanë vlerësuar stilin e saj unik, duke e cilësuar këtë projekt si një shfaqje të fuqishme të kreativitetit dhe fuqizimit femëror.
Paralelisht me publikimin e videoklipit, Halsey ka njoftuar edhe turneun e saj “For My Last Trick Tour”, i cili do të përfshijë 32 qytete në SHBA dhe Kanada, duke filluar më 10 maj dhe duke përfunduar më 6 korrik.
Ndër artistët që do ta shoqërojnë në këtë turne përfshihen Evanescence, Magdalena Bay dhe Hope Tala.
Këngëtarja, e cila së fundmi konfirmoi fejesën e saj me aktorin Avan Jogia, vazhdon të jetë një nga artistet më të diskutueshme dhe inovative të skenës muzikore.
“Safeword” dhe imazhet e saj të reja vetëm sa kanë rritur pritshmëritë për albumin e saj të ardhshëm. /Telegrafi/