Telegrafi

Fansat e “Game of Thrones” patjetër se duhet t’i vizitojnë këto vende

Rikthimi i episodeve mega-hit të “Game of Thrones” ka përkuar me një valë të madhe të kërkesave për lokacionet e shfaqura në seri.

Vetëm pak pas lansimit të sezonës së gjashtë me 25 prill, sajti i fluturimeve Cheapflights kishte raportuar për një rritje të madhe të kërkesave për udhëtime në Skoci, Irlandë dhe Moroko, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, veç këtyre duket që Spanja është duke e marrë vëmendjen më të madhe nga fansat qysh nga lansimi i sezonës së re.

Në serial shfaqen një numër i madh i lokacioneve të ndryshme, përfshirë qytetin mesjetar Gjerona, kështjellën Santa Florentina dhe fushat gjysmëshkretëtire të Bardenas Reales në Navarra.

Qyteti mesjetar i Gjeronës, Spanjë
Gjysmëshkretëtira e frikshme e Bardenas Reales në Navarra
Kështjella Santa Florentina në Canet de Mar
Pamje nga Kështjella e Papa Luna në qytetin e Peniskolës, Valencia
Kështjella Zafra në provincën Guadalajara
Kalaja Alcazaba në Almeri

Ekipi i serialit gjithashtu ka xhiruar edhe në qytete të ndryshme rreth Peniskolës, Kështjellës Zafa dhe kalasë Mavritane të Alcazabas në Almeri.

Përtej Spanjës, fshati i peshkimit të Ballintoy në Irlandën veriore shërben si shtëpi fiktive e Shtëpisë së Greyjoy dhe Dubrovniku në Kroaci rikthehet si kryeqyteti i Shtatë Mbretërive me rrugët e meremetuara, shtresat mesjetare dhe kullat e panumërta. /Telegrafi/

Vija bregdetare afër fshatit të Ballintoy, Irlandë Veriore
Kalaja dhe porti i Dubrovnikut, Kroaci