Baris Arduc është një nga aktorët më të pëlqyer të momentit në Turqi.
Edhe në vendin tonë, ai është bërë mjaft i dashur për publikun shqiptar nëpërmjet serialit “Dashuri me Qira”, ku ai interpreton rolin e Omer.
Megjithatë, të qenit tepër i famshëm ka edhe vështirësitë e veta. Sipas mediave turke, aktori është detyruar të ndërrojë shtëpinë e tij dhe të vendoset në një lagje tjetër për shkak të fansave të tij.
Ata vinin shpesh në shtëpinë e aktorit, kërkonin informacione mbi të dhe donin të bënin fotografi. Thuhet se fansat qëndronin për një kohë të gjatë derisa aktori të vinte.
Mirëpo, kjo situatë është kthyer në një shqetësim për fqinjët e aktorit. Ky i fundit, së bashku me të fejuarën e tij, aktoren Gupse Ozay janë detyruar të zhvendosen në një lagje tjetër.