Site icon Telegrafi

Fansat e Eurovisionit të tronditur: Këngëtari finlandez shfaqet duke performuar lakuriq nga beli e poshtë

Fansat e Eurovizionit mbetën të hutuar pasi këngëtari finlandez Windows95man, u shfaq i zhveshur, gjatë gjithë performancës së tij të shtunën.

Windows95man, emri i vërtetë i të cilit është Teemu Keisteri, doli në skenë për të performuar këngën e tij “No Rules!” dhe mund të shihej i veshur shumë pak.

Lexo po ashtu Zvicra fiton "Eurovision 2024"

Ylli finlandez kishte vetëm një bluzë të bardhë të prerë me një palë çorape dhe sandale.

Performanca e tij shkaktoi zemërim në mesin e shikuesve në shtëpi, të cilët shkuan në X – i njohur më parë si Twitter, për të thënë se janë të shokuar që ai u lejua të performonte në atë mënyrë.

Lexo po ashtu Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

“Oh, vish disa pantallona. Kënga është më e mirë në dëgjimin e dytë, por vënia në skenë nuk është në rregull dhe nuk shton asgjë.”

“Kush e lejoi Finlandën të kishte një mashkull gjysmë të zhveshur në skenë?”

Lexo po ashtu “Meritonte shumë më shumë” - Fansat e Eurovisionit u larguan me zemër të thyer, pasi Olly Alexander mori zero pikë në votën e publikut

“Më falni?! A është ai i zhveshur në shfaqje?!?! Çfarë po ndodh.”

“Si e kanë lejuar Finlandën të performojë lakuriq”, ishin disa nga komentet e shikuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version