Pas tubimit për DMX gjatë gjithë javës, fansat e tij janë ende duke derdhur emocionet e tyre dhe duke i treguar atij dashuri në orët pas vdekjes së tij.
Pothuajse menjëherë pas lajmit për vdekjen e reperit, një mural i përkohshëm përkujtimor u realizua jashtë Spitalit ‘White Plains’ në New York, shkruan TMZ.
Fansat besnikë të ikonës së muzikës hip-hop janë duke ndezur qirinj, duke lënë lule dhe kurora dhe duke shkruar shënime dashurie dhe ngushëllime për familjarët e të ndjerit.
Dikush la tri tullumbace të mëdha në formë shkronjash, që shqiptonin emrin DMX.
Ndërkohë, tifozët aty pranë po luajnë muzikën e tij dhe po kërcejnë për të nderuar reperin 50-vjeçar i cili vdiq të premten pasi organizmi i tij pushoi së jetuari të enjten mbrëma.
DMX ra në koma pas një mbidoze të premten e kaluar. Mjekët thanë se truri i tij ishte privuar nga oksigjeni për gati 30 minuta dhe pamja ishte e zymtë që nga fillimi.
Ndërsa ishte i shtrirë në koma këtë javë, familja e DMX – përfshirë 15 fëmijët e tij – ishin të gjithë në gjendje ta shihnin para se të vdiste, dhe fansat morën kohë për t’i dhënë lule dhe bërë dedikime atij. /Telegrafi/