Fansat e Demi Moore janë të zhgënjyer për kohën e shkurtë që ajo kalon para kamerës në serialin Landman të Taylor Sheridan.
Edhe pse Moore luan rolin e gruas së baronit të naftës, Jon Hamm, ajo shfaqet vetëm për disa minuta në episodet e serialit.
Në vend të saj, fokusi kryesor është tek Billy Bob Thornton, Ali Larter, dhe personazhet e fëmijëve të tyre, të luajtur nga Michelle Randolph dhe Jacob Lofland. “Ku është Demi? Unë mezi e shoh atë, gjë që është turp”, shkroi një fan në X, shkruan DailyMail.
Një tjetër shtoi: “Pagova për Paramount+ për të parë Demin, por ajo ka vetëm disa skena, pothuajse asgjë”.
Në episodin e parë, Moore bëri një përshtypje të madhe me një rrobabanjë të zezë në pishinën e saj në Teksas, ku duket e tërhequr dhe misterioze.
Megjithatë, ajo ka pak dialog dhe pak hapësirë për të treguar aftësitë e saj aktoriale.
Demi luan rolin e Cami, gruas së Monty (Jon Hamm), një nga njerëzit më të fuqishëm të naftës në Teksas.
Në përmbledhjen e serialit thuhet se “Landman” tregon historinë e miliarderëve të naftës në Teksasin Perëndimor dhe konkurencën mes kompanive që luftojnë për pasuri.
Seriali është krijuar nga Taylor Sheridan, njeriu pas “Yellowstone”, dhe është frymëzuar nga podkasti Boomtown që flet për bum-in e naftës të shekullit të 21-të.
Ndërsa roli i Demi Moore është i vogël për momentin, mund të ndryshojë ndërsa sezoni përparon. /Telegrafi/