Telegrafi

Fansat e Butrintit krijojnë kuiz për jetën e tij

Prej disa ditësh në ‘web; ka qarkulluar kuizi, i cili duket se ka marrë pak nga koha e të gjithëve, me titull “A je një butrior i vërtetë?”.

I krijuar nga fansat e këngëtarit të talentuar Butrint Imeri, ky kuiz ju bën disa pyetje që vetëm një fans shumë i apasionuar, pra një Butrior i vërtetë” do të dinte t’u kthente përgjigje.

Jo pak, mbi tre mijë persona duket se i kanë shkuar pyetësorit deri në fund, i cili përmban pyetje mbi jetën e artistit, detaje deri tek mënyra se si Butrinti e pi ujin.

Butrinti megjithëse i ri në skenën muzikore shqiptare radhitet në mesin e artistëve më të pëlqyer të momentit.

Këngëtari ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të vijë me disa projekte të reja muzikore, në mesin e të cilave do të ketë edhe bashkëpunime me emra të mëdhenj të muzikës. /Telegrafi/