Brad Pitt prezantoi të dashurën e tij të re Ines de Ramon në Festivalin e Filmit në Venecia të dielën.
Çifti parakaluan bashkë në tapetin e kuq për premierën e filmit Wolfs ku luan Pitt së bashku me aktorin George Clooney.
Por, fansat e aktorit, reaguan menjëherë rrjetin social X duke u ankuar se e dashura e tij e re duket se po kopjonte stilin e ish gruas së tij, Jennifer Aniston.
Disa vunë në dukje se fustani i bardhë që Ines kishte veshur në premierë është shumë i ngjashëm me fustanin e bardhë saten që aktorja e Friends e pati gjatë ceremonisë së çmimeve SAG 2020.
Madje në atë event, Jennifer Aniston u ndesh me Brad Pitt, për një përshëndetje të shpejtë.
Aniston dhe Pitt kanë qenë të martuar nga viti 2000 deri në vitin 2005.
“Fytyra e saj duket si Jolie por fustani është i stilit Aniston”, shkroi një përdorues në X. “Ajo po e integron stilin e Jennifer Aniston, me siguri, shikojani fustanin! Është tipik Jen”. /Telegrafi/