Telegrafi

Fansat e Arsenalit nervoz me Koscielnyn dhe Bordeauxin, e quajnë mosrespekt prezantimin e lojtarit me heqjen e fanellës

Laurent Koscielny nuk është më një lojtar i Arsenalit, pasi francezi njëri ndër më të preferuarit e tifozëve është larguar, pas nëntë vitesh. 

Kapiteni i klubit, Koscielny vendosi për largim nga klubi këtë verë. 33-vjeçari refuzoi të marrë pjesë në turneun para-sezonal të Arsenalit në Shtetet e Bashkuara.

“Laurent Koscielny nuk ka pranuar të udhëtojë në SHBA për turneun tonë para sezonit. Ne jemi shumë të zhgënjyer nga veprimet e Laurent, të cilat janë kundër udhëzimeve tona të qarta”, kishte shkruar Arsenal.

Arsenali përfundimisht e lejoi Koscielny të largohej dhe transferimi i tij te Bordeaux u konfirmua sot.

Shumë tifozë të klubit nga Londra, nuk do të jenë në gjendje ta falin kurrë mbrojtësin për sjelljen e tij para dhe pas këtij transferimi. Koscielny tregoi mosrespektim të madh kur e detyroi klubin ta pranonte largimit.

Inati i tifozëve është rritur edhe më shumë, ku një në një video të publikuar nga Bordeaux, Koscielny e heq fanellën e Arsenalit për ta zbuluar fanellën e Bordeaux që ishte nën të.

Ai e hedh bluzën e Arsenalit, ndërsa shikon në kamerë. Kjo pjesë i ka irrituar tifozët e Arsenalit që kanë reaguar në komente. /Telegrafi/