Pork a edhe prej tyre që e pranojnë se ka edhe shumë karakteristika tjera të sistemit operativ të Apple të cilat ata i lakmojnë dhe do të donin ti kishin të njëjtat në të ardhmen. Këtë “rrëfim” ata e kanë bërë në komunitetin e Android në Reddit.
Përgjigja më e pëlqyer kishte të bënte me posedimin e lejimeve të ndryshme për aplikacionet në Google Play Store.
Një tjetër përgjigje e komentuar ishte ajo që diskutonte mbi atë se -sa shpejt përditësimet vijnë në Android në pajisjet e tyre mobile.
Edhe pse dihet se modeli i biznesit të Android është i bazuar në ofrimin e sistemit të saj oeprativ tek shumë prodhues, kjo merr shumë kohë në testimin e të gjitha pajisjeve specifike dhe ofrimin e versioneve të reja të platformës tek të cilat duhet instaluar aplikacionet.
Disa përdorues të tjerë kanë kërkuar që Google ta legjitimojë një kamerë dhe të mos lejojë instalimin e kamerave me aplikacione që sjellin virusa dhe nuk japin asnjë përvojë të mirë gjatë përdorimit. (Telegrafi)