Site icon Telegrafi

Fansat e Adele dëshpërohen, këngëtarja mund ta ketë shtyrë lansimin e albumit për vitin 2021

Adele (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images for September Management/Guliver)

Albumi i radhës nga këngëtarja Adele, i pari që nga viti 2015, ishte planifikuar të dalë në shtator të këtij viti.

Por, përmes një komenti që ajo bëri në rrjetin social Instagram, i ka nxitur fansat të mendojnë se do të shtyhet mes pandemisë aktuale COVID-19, shkruan Daily Mail.

Biseda u ndërpre vazhdimisht, duke e bërë Adele të komentojë: “Ky është 2020 – nuk është e shkruar që të marrim atë që duam”.

Adele (Fotoa Kevin Winter/Getty Images for NARAS/Guliver)

Kjo deklaratë ka nxitur spekulime te fansat e saj, të cilët besojnë se është konfirmim që albumi do të shtyhet deri vitin e ardhshëm.

Edhe artistët e tjerë, si Lady Gaga, Sam Smith dhe Alanis Morissette, i kanë anuluar të gjitha daljet e albumeve të tyre të ardhshme falë krizës globale shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version