Rihanna po vazhdon të jetë akoma e preferuar për të gjithë, por jo vetëm si këngëtare.
Fansat së fundmi kanë reaguar pasi dëshirojnë që krijuesja e “Fenty” të zëvendësojë Mbretëreshën si kryetarja e ardhshme e shtetit të Barbados, meqë u konfirmua se monarkia britanike nuk do të jetë më në krye të ishullit të Karaibeve.
Qeveria e ishullit njoftoi javën e kaluar se kanë vendosur që ta lenë të shkuarën koloniale tërësisht mbrapa në vitin 2021, kur të heqin Mbretëreshën si kryetare e shtetit, në mënyrë që të ndahen përfundimisht nga qeverisja britanike.
Big up Barbados for this 🙌🏾🙌🏾🇧🇧🇧🇧
It’s time for the rightful queen to sit upon her throne @rihanna 👀😂 https://t.co/cWXuunOZne
— Chase (@chasejedwards) September 15, 2020
Në fjalim, kryeministrja Mia Mottley konfirmoi se shteti do të vendosë një kryetar shteti nga Barbadosi.
“Me anë të këtij veprimi ne kemi qëllimin që të tregojnë se cilët jemi dhe çfarë mund të arrijmë”, tha ajo.
Fansat e 32 vjeçares po kërkojnë që artistja nga Barbados të bëhet udhëheqësja e tyre e ardhshme.
Rihanna didn't release new music because she will be queen of Barbados when Queen Elizabeth will be out pic.twitter.com/6DwWaB3dUe
— 𝕃𝕍𝕂𝔼 👽 (@LVKE_xx) September 18, 2020
“Urime Barbadosit për këtë nismë. Është koha që mbretëresha legjitime, Rihanna, të ulet në fronin e saj”, shkroi një përdorues i Twitter.
“Rihanna nuk ka publikuar këngë të reja sepse do të jetë mbretëreshe e Barbadosit pasi Elizabeta të largohet”, tha një tjetër.
“Vendosni Rihannan si kryetare të shtetit”.“Po jua them tani. Rihanna mbretëresha e re e Barbados”, vazhduan të tjerët.
I’m calling it now. Rihanna for queen of Barbados! pic.twitter.com/8wv3h9j2eV
— Pagan Trelawney GCVOIDGAF (@PaganTrelawney) September 16, 2020
Në anën tjetër, një pjesë e fansave shtuan se Riri pastaj do largohet nga muzika dhe se të gjithë tashmë po presin për albumin e nëntë të saj. /Telegrafi/