Site icon Telegrafi

Fansat detyrojnë Porton që mos ta transferojnë Coentraon: Lojtarët që na kanë ofenduar, nuk kanë vend në klubin tonë

Fabio Coentrao, një ish lojtar i Real Madridt, duhej të transferohej gjatë këtij afati kalimtar të verës te Porto.

Mbrojtësit të krahut të majtë iu mohua kalimi te skuadra portugeze, e cila në momentet e fundit hoqi dorë prej blerjes së biondinit.

Ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare me klubin ku filloi karrierën, Rio Ave dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në ekip, e cila gjë bëri të zgjoi interesim të Portos.

Tifozët bënë presion te klubi që mos ta transferojnë 31-vjeçarin, me arsyetimin se në të kaluarën si lojtar i Benficas dhe Sportingut kishte ofenduar klubin e tyre të zemrës.

“Njerëzit që gjithmonë ofenduan dhe pështynë tifozët tanë, bën festime me gjeste qesharake, të cilët gjithmonë e kanë urryer klubin tonë apo në ndonjë formë tjetër kanë bërë urrejtje raciste, nuk mund të luajë në klubin tonë”, shkruan në njoftimin e fansave të klubit.

Ndryshe, Coentrao në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën gjigante spanjolle të Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version