Telegrafi

Fansat britanikë duhet të paguajnë për t’u fotografuar me Stallonen

Sylvester Stallone (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

Ikona e filmave aksion, Sylvester Stallone, është njëri nga aktorët më të dashur për publikun.

Ai pas disa javësh pritet të nisë një turne promovues përreth Mbretërisë së Bashkuar (ai do ta vizitojë Mançesterin, Londrën dhe Birminghamin) për filmin e radhës “Rambo: Last Blood” dhe çmimi për të hyrë në sallat ku mbahen këto tubime është mjaft i shtrenjtë.

Ky çmim shkon deri në 325 funte (363 euro) përfshirë ushqimet dhe pijet, derisa Stallone ka vendosur që kushdo që dëshiron të bëjë fotografi me të duhet të paguajë 849 funte (950 euro). Me këtë rast, reagimet e fansave të tij rreth çmimit ishin të shumta.

Sylvester Stallone (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

Sylvester Stallone ishte 35 vjeçar kur u xhirua filmi i parë për Rambon (First Blood), kurse tash është 72 vjeçar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sylvester Stallone

Vazhdimi i ri i filmit përcjell ngjarjen e protagonistit kryesor, i cili udhëton në Meksikë për ta kthyer vajzën e rrëmbyer të mikut të tij.

Regjinë e filmit e ka bërë Adrian Grunberg, kurse skenarin e ka shkruar vet Stallone në bashkëpunim me Matt Cirulnick. /Telegrafi/