Telegrafi

Fansat befasohen nga një film i Vin Diesel pasi shfaqet me flokë

Foto: YouTube

Vin Diesel është një nga aktorët më të njohur në Hollywood, kryesisht falë dukjes së tij.

Megjithatë, njerëzit u tronditën shumë kur e panë atë me flokë në filmin e vitit 2006.

Drama “Find Me Guilty”, me skenar dhe regji nga Sidney Lumet, vendosi Diesel në rolin e mafiozit të jetës reale Jackie DiNorscio.

Foto: YouTube

Historia zhvillohet në vitet 1980, kur DiNorscio dhe gati 20 nga bashkëpunëtorët e tij ishin në burg për më shumë se një vit në pritje të fillimit të një gjyqi për shantazh.

Lexo po ashtu Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez promovojnë filmin “Fast X” gjatë Formula 1 në Miami

Personazhi i Diesel vendos të pushojë avokatin e tij dhe të përfaqësojë veten. Edhe pse ishte një vendim i ndërlikuar, ai përfundoi mirë për bashkëpunëtorët e DiNorscio pasi ata u gjetën të pafajshëm për të gjitha akuzat në atë që u bë gjyqi federal më i gjatë në historinë e ShBA.

Diesel duhej të vishte një parukë që roli t’i ngjante Jackie DiNorscias dhe fotot nga filmi u bënë virale në mediat sociale pasi njerëzit u tronditën nga pamja e Diesel me flokë.

“Kjo nuk është e vërtetë”, “Pothuajse i panjohur” – ishin vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.

Foto: YouTube

“Find Me Guilty” ka një vlerësim pozitiv prej 63 për qind në Rotten Tomatoes, me konsensusin e kritikëve që thonë: “Zgjatja e tepruar dhe tregimi i mundimshëm i Find Me Guilty e pengojnë atë të arrijë potencialin e tij të plotë, por performanca e Vin Diesel ia vlen të shikohet”. /Telegrafi/

Foto: Instagram