Telegrafi

Fansat bashkojnë Elvanën me Butrintin!

Intervista e kësaj jave në Top Select e Butrinti duket se përveç lajmeve për flirtimin live me një nga prezantueset duke se i ka tërhequr vëmendjen edhe vetë Elvana Gjatës.

Kjo pasi në një prej pyetjeve, artisti 20-vjeçar është shprehur se do te kishte dëshirë që të realizonte një bashkëpunim me Elvanën, përgjigje e cila këto dite u kthye në postimet kryesore të fansave të dy artistëve.

Dhe menjëherë kemi një reagim nga Elvana, e cila sot ka ndjekur në Instagram Butrintin duke na dhënë sinjale se mund të kemi shumë shpejt një duet.

“Kanga jote” është projekti i fundit të cilin e publikoi Butrinti, i cili po mirëpritet nga adhuruesit e muzikës. /Telegrafi/