Pothuajse çdo lëvizje e saj në jetën personale e profesionale bëhet pjese e faqeve rozë.
Është Kylie Jenner ajo e cila di të merr vëmendje, ku edhe së fundmi është duke u aluduar për një lidhje të mundshme të saj, shkruan Mirror.
Janë fansat e saj të cilët po nxitin spekulime se bukuroshja brune ka filluar një lidhje dashurie me modelin dhe këngëtarin Fai Khadra.
Por, një gjë e tillë nuk është pritur edhe aq mirë, pasi në të kaluarën ish-shoqja e saj, Jordyn Wood kishte qenë në lidhje me modelin.
Ndërkaq, po flitet se një gjest i tillë nga ajo ka për qëllim të nxis xhelozi te Jordyn, pasi këto të fundit nuk flasin që një kohë të gjatë.
Sidoqoftë, thashethemet për dyshen kanë filluar gjatë kësaj jave, ku Kylie dhe Fai janë parë së bashku në pushimet në Utah. /Telegrafi/