Telegrafi

Fansat aludojnë se Kourtney Kardashian dhe Scott Disick janë rikthyer së bashku

Kourtney Kardashian dhe Scott Disick (Foto: Getty Images/Guliver)

Fansat e Scott Disick dhe Kourtney Kardashian janë duke aluduar se dyshja janë rikthyer së bashku pasi, po kalojnë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por, burime të afërta të Scott kanë treguar se ai vetëm po e rrethon veten me persona të cilët po e mbështesin atë gjatë trajtimit shëndetësor.

37-vjeçari, i cili shpesh shihet në “Keeping Up With The Kardashians”, kohët e fundit ka qenë duke u përballuar me traumat e të kaluarës.

 

Pas thashethemeve të shumta se ai është duke u trajtuar për shkak të abuzimit me alkool dhe substanca narkotike, avokati i Scott ka deklaruar se klienti i tij përballet me probleme emocionale pas vdekjes së prindërve të tij.

Kourtney, e cila po e shoqëron atë, është ish-bashkëshortja e Disick, të cilët kanë tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign.

41-vjeçarja ishte ndarë me Scott në vitin 2017, por ky i fundit është ende mik i familjes Kardashian dhe merr pjesë në pothuajse të gjitha festat e organizuara. /Telegrafi/