Telegrafi

Fansat akuzojnë për fotot topless vajzën e Johnny Depp (Foto)

Lily-Rose Depp, vajza e aktorit të njohur, Johnny Depp është kritikuar nga fansat pasi ka pozuar topless për kopertinën e revistës Vogue Italy. 

Modelja e ka publikuar fotografinë në Instagram, por e ka fshirë menjëherë pasi ndjekësit kanë bërë komente negative për këtë dalje të saj, duke i thënë: “Je akoma 17-vjeç. Je akoma minorene.”

Seti fotografik, i realizuar nga fotografi Tom Munro gjendet në profilin e tij, ndër të cilat është edhe fotoja topless ku Lily ka vendosur një varëse në qafë dhe ka mbuluar gjoksin me duar.

Ato kanë kritikuar edhe prindërit e saj, sidomos Vanesën, e cila gjithashtu ka bërë një rol nudo kur ishte minorene një filmin ‘Noce blanche.’ /Telegrafi/