Chelsea ka prezantuar fanellat e reja Adidas të cilat do t’i përdorë në sezonin e ri me menaxherin Antonio Conte.
Fanellat me dizajn të ri pritet të kushtojnë 149.95 funte dhe do të përdoren në ndeshjen e fundit të këtij sezoni kundër kampionit të ri Leicester Cityt.
Blutë shpresojnë këto fanella t’i sjellin më shumë fat pasi sezoni 2015/16 ishte një tmerr për londinezët.
Chelsea aktualisht mban vendin e nëntë dhe kështu në sezonin e ri ata nuk do të jenë pjesëmarrës në asnjë garë evropiane.