Site icon Telegrafi

Fanellat e reja i sjellin fat, Milani fiton dhe siguron Ligën e Evropës (Video)

Milan ka arritur të shënoj fitore të madhe në përballje me Bolognën me rezultat 3-0.

Kuqezinjtë në këtë sfidë u paraqitën me fanellat e reja të cilat do t’i bartin për edicionin 2017/18 dhe duket se këto fanella i sollën fat ekipit të Vincenzo Montellës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e mysafirëve.

Por edhe pse kërkuan golin e epërsisë një gjë të tillë nuk e arritën në pjesën e parë duke përfunduar 45 minutat e para me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, trajneri Vincenzo Montella bëri dy zëvendësime tejet të qëlluara.

Fillimisht futi Mati Fernandez në lojë e pastaj edhe Keisuke Hondan.

Fernandez ishte asistues tek goli i parë i shënuar nga Gerard Deulofeu në minutën e 69-të për 1-0.

Katër minuta më vonë, mesfushori japonez, Keisuke Honda shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për 2-0.

Milani nuk u ndal me vetëm dy gola, pasi në fund të ndeshjes arriti të shënoj edhe një tjetër ndaj Bolognës.

Ishte sulmuesi Gianluca Lapadula që u asistua bukur nga Mati Fernandez dhe shënoi për 3-0.

Pas kësaj fitore, Milani ka siguruar pozitën e gjashtë në tabelë me 63 pikë të grumbulluara.

Kësisoj ‘Rossonerët’ do të luajnë në Ligën e Evropës vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version