Site icon Telegrafi

Fanellat e lojtarëve të Real Madridit nga ndeshja kundër Eibarit do të dalin në ankand

Fanellat që lojtarët e Real Madridit do të veshin kundër Eibar do të dalin në ankand për bamirësi, me fonde që shkojnë në fondacionin e klubit.

Real Madridi do të luajë dielën në shtëpi ndaj Eibarit në ndeshjen e parë pas plot tre muajve pezullim shkaku i pandemisë së coronavirusit.

Në këtë takim i cili pritet të zhvillohet nga ora 19:30 do të ketë diçka të veçantë, pasi fanellat e lojtarëve të Realit do të dalin në ankand.

Lexo po ashtu Bale pritet t’ia fillojë si titullar ndaj Eibarit

Sapo të fillojë ndeshja këtë fundjavë, ofertat do të fillojnë dhe do të qëndrojnë të hapura për tre ditë.

Fanellat do t’u dërgohen fituesve në gjendje të rregullt, pas një skanimi ultravjollcë për të siguruar që asnjë ADN ose baktere të mos jetë e pranishme, e ngjashme me teknikën e përdorur nga disa klube angleze dhe kombëtarja kroate.

Fondacioni i Real Madridit po vazhdon shumë prej projekteve të tij bamirëse, të tilla si një shkollë sportive sociale në Cazalegas së bashku me fondacionin Ebira, shkolla e gjashtë e integruar në rajonin Castilla-La Mancha. /Telegrafi/

Exit mobile version