Site icon Telegrafi

Fanellat e lojtarëve që po kërkohen më së shumti në dyqanin e Real Madridit

Jude Bellingham dhe Vinicius Junior kanë fanellat më të shitura në dyqanin zyrtar të Real Madridit.

Fanellat e tyre po shiten në shifra rekorde, bën të ditur Marca.

Bellingham ka numrin 5 në fanellë, ndërsa Vinicius hoqi dorë nga numri 20 dhe tani mban numrin ikonik 7-të.

Lexo po ashtu Zbulohet takimi i fshehtë mes PSG-së dhe Mbappes: Real Madridi 'sy e veshë' nga Franca

Të dy lojtarët ishin në listën e golashënuesve për Real Madridin në fitoren e tyre 3-1 kundër Almerias në fundjavë, me brazilianin që festoi në stilin e anglezit.

Fanella e bardhë e Real Madridit dhe fanella e tretë e zezë kushtojnë midis 120 dhe 190 dollarë në dyqanin zyrtar të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version