Në fanellë është mbishkrimi Kosova, si dhe një yll, që paraqet fusnotën, pasi FIFA me rastin e lejimit të ndeshjeve miqësore e ka kushtëzuar FFK-në që krahas mos paraqitjes së simboleve shtetërore ta përdorë edhe fusnotën.
Fanellat për ndeshjen e parë janë të kompanisë italiane ‘Legea’, por në të ardhmen sigurisht se do të shfaqin interesim edhe kompanitë tjera për të fituar të drejtën për ta ‘veshur’ Përfaqësuesen e Kosovës me të gjitha pajisjet sportive. /Tribuna/Telegrafi/