Telegrafi

“Fanella e Ronaldos është e ndaluar në shtëpinë time” – ylli portugez nuk preferohet nga Allan

Mesfushori i Evertonit, Allan ka zbuluar hapur se ai nuk e pëlqen t’i blejë fanellën e Cristiano Ronaldos djalit të tij.

Kjo arsye vije se braziliani kishte kaluar plotë pesë vite te Napoli, pasi që kishte kompletuar kalimin nga Udinese.

Allan deklaroi se Juventusi dhe napolitanët janë rivalë të përjetshëm, andaj djali i tij nuk do të vesh asnjëherë fanellën e portugezit.

“(Djali im Miguel) e do futbollin, ai është gjithmonë duke parë futboll, ai është gjithmonë me një fanellë të Evertonit dhe fanella të ekipeve të tjera për të cilat kam luajtur. Ai është motivuesi im më i madh, ai së bashku me vajzën time në shtëpi”, ka thënë anëtari aktual i Evertonit.

“Ata janë tifozë të mëdhenj të Cristiano Ronaldos, kështu që ai gjithmonë ka pasur një fanellë Ronaldo, megjithatë nuk lejohet të ketë një fanellë të Ronaldos me Juventusin, por vetëm të Real Madrid”.

“Fëmijët gjithmonë ëndërrojnë të shënojnë gola dhe i idolizojnë golashënuesit, djali im nuk bën përjashtim”, ka shtuar më tej Allan.

Edhe pse fëmijët e tij e dashurojnë Ronaldon, ata duhet të presin derisa babait të tyre ndoshta t’i kalojë zemërimi. /Telegrafi/