Telegrafi

Fanella e re e tretë e Milanit mund të ndalohet për shkak të rregullit të Serie A

Fanella e tretë e re e Milanit për sezonin e ri 2022/23 mund të ndalohet për shkak të një rregulli të futur së fundmi në Serie A.

Fanella e parë e kampionëve të Italisë është në shitje, ndërsa fanella e dytë për ndeshjet si mysafir do të vazhdojë të jetë ajo e ngjyrave klasike të bardha me kuq e zi.

Por, ka polemika rreth fanellës së tretë për Rossonerët.

Faqja e besueshme për publikimin e fanellave dhe këpucëve sportive të futbollit Footy Headlines ka zbuluar se Milani është i vendosur të publikoj një fanellë të tretë të ‘gjelbër të errët’.

 

Kompania PUMA janë prodhuesit e fanellave për klubin nga San Siro dhe marrëveshja u zgjat së fundmi dhe u dyfishua në vlerë prej 30 milionë euro në vit, duke përfshirë të drejtat e emrit për akademinë dhe qendrën e trajnimit të ekipit të femrave.

Megjithatë, gjiganti gjerman i veshjeve sportive duket se ka bërë një gabim të kushtueshëm pasi në vitin 2021, veshjet e gjelbra u ndaluan në ligën elitare italiane.

Rregulli u njoftua se do të hyjë në lojë nga sezoni 2022/23 dhe përjashton vetëm fanellat e para, që do të thotë se Sassuolo janë ende në gjendje të luajnë me ngjyrat e tyre tradicionale.

 

Ndalesa vlen për fanellat e tyre dhe të treta, por nuk vlen edhe për fanellat e portierëve.

Sipas Goal, u raportua gjerësisht se arsyeja pas rregullores buron nga transmetuesit televizivë që shprehin shqetësime për fanellat që përzihen me barin e fushës dhe reklamat virtuale.

 

Asnjë ekip tjetër në Serie A nuk ka shkelur kriteret, por fanella me pamje ushtarake i Milanit është mjaft e qartë si një nuancë e gjelbër.

Klubet janë në gjendje të përdorin ngjyrën e gjelbër në fanellat e tyre për sa kohë që nuk është ngjyra kryesore, por ky nuk është rasti me Milanin, ku është ngjyra dominuese.

Mbetet për t’u parë se si do t’i përgjigjet Seria A fanellës së tretë të Milanit dhe nëse PUMA do të detyrohet të bëjë një fanellë alternative. /Telegrafi/