Tifozët e Prishtinës, Plisat nuk e kanë përjetuar edhe lehtë humbjen ndaj Ballkanit, andaj kanë hyrë në zhveshtore dhe ia kanë marrë fanellat futbollistëve.
Bardhëekaltërit pësuan humbje 2:0 prej skuadrës nga Theranda dhe tani e rrezikon edhe mbijetesën, kurse është kampion në fuqi.
Kjo gjendje e klubit ka bërë që të reagojnë tifogrupi më i madh në Kosovë.
Videoja është publikuar në faqen e tyre në Faecebook, duke thënë se nuk lejojnë që kjo fanellë të përdhoset.
Postimi i plotë i “Plisave”, pa ndërhyrje:
NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë. Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare. Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.Fajtori nuk na intereson,Zgjidhja ju përket juve,Ne duam klub me dinjitet,Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen.Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret. 100 vjet KF Prishtinë!35 vjet Plisat! /Telegrafi/
Videon mund ta shikoni KËTU.