Kobe Bryant padyshim që është një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Legjenda e Los Angeles Lakers, i ndjeri Kobe Bryant ndërroi jetë më 26 janar të vitit 2020 pasi helikopteri që po e transportonte atë u rrëzua derisa Bryant ishte aty së bashku me vajzën e tij.
Por edhe pas vdekjes së tij Bryant vazhdon të përmendet dhe tanimë një fanellë e tij është futur në histori.
Një fanellë e Kobe Bryant ka dalë në ankand nga Sotheby’s derisa është shitur për një shumë rekorde.
Fanella me numrin 24 e sezonit 2007/08 kur Bryant u zgjedh MVP është shitur për një shumë prej 5,8 milionë dollarëve (5,4 milionë euro).
Ky është një rekord në vete dhe fanella e shitur mbante edhe nënshkrimin e legjendarit të LA Lakers. /Telegrafi/
Another record smashed at #SothebysNewYork!
Kobe Bryant's game-worn Los Angeles Lakers Jersey from his only MVP season scored $5.8 million today, becoming the most valuable Bryant item ever sold at auction and second most valuable basketball jersey ever sold. pic.twitter.com/HTbiwL0q3F
— Sotheby's (@Sothebys) February 9, 2023