Site icon Telegrafi

Fanella e Kosovës në mesin e atyre më të bukurave në botë

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë shumë e zënë në muajin tetor, pasi do t’i zhvillojë dy ndeshje, një miqësore dhe një kualifikueses për Euro 2020.

;Dardanët; fillimisht do të luajnë kundër Gjibraltari në takimin miqësor që do të zhvillohet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas vetëm katër ditësh, Kosova do të jetë nikoqir i Malit të Zi për ndeshjen kualifikuese në Euro 2020, e që do të jetë sërish në stadiumin historik.

Bleacher Report ka paralajmëruar tashmë jemi në periudhën ku përfaqësueset i zhvillojnë ndeshet e tyre, duke sjell disa nga fanellat më të bukura të skuadrave.

Lexo po ashtu Bleacher Report zgjedh 10 ekipet më atraktive: Kosova së bashku me Brazilin, Gjermaninë dhe Holandën

Në mesin e fanellave me dizajn më të bukur është edhe ajo e Kosovës që së fundi ka luajtur me Anglinë, e që janë me të vërtetë për ta adhuruar.

Aty gjendet edhe fanella e Nigerisë dhe e Meksikës, që janë po ashtu të bukura, por ajo e Përfaqësueses tonë ka një dizajn më special. /Telegrafi/

Exit mobile version